Reshjet e shiut që përfshinë pak ditë më parë vendin tonë dhe që shkaktuan përmbytje në disa zona, duket se ia kanë lënë vendin reshjeve të borës.
Pas Juglindjes dhe Verilindjes që u përfshinë nga bora mbrëmjen e djeshme, pamjet më të fundit na vijnë nga Llogaraja, ku reshjet e borës kanë nisur dhe po vijojnë me intensitet. (A2 Televizion)