Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 35-të të Seria A në Itali. Siparin e nisi në mesditë Verona, e cila humbi 0-1 me Torinon, ndërsa Fiorentina fitoi 2-0 me Udinesen.
Në Monza, vendasit fituan 2-0 me kampionët e Serie A, Napolin. Duket se sigurimi i trofeut ka bërë që napoletanët të bëjnë dhurata në kampionat. Roma barazoi 0-0 me Bolognan në transfertë. Në Torino, Juventusi fitoi 2-0 me Cremonesen për javën e 35-të në Serie A.
Veç tri pikëve, situata nuk ka qenë e mirë për Pogba, që la fushën i dëmtuar në të 24 minutë dhe në vendin e tij u fut Milik. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Fagioli në minutën e 55-të, pas asistit të Chiesa-s. Në të 79 minutë ishte Bremer që dyfishoi për 2-0. Me 69 pikë, bardhezinjtë mbajnë vendin e dytë, tre më shumë se Interi dhe katër më shumë se Lazio e vendit të katërt.
REZULTATET E JAVËS SË 35-të NË SERIA A:
Verona 0-1 Torino
Fiorentina 2-0 Udinese
Monza 2-0 Napoli
18:00 Bologna 0-0 Roma
20:45 Juventus 2-0 Cremonese
RENDITJA: (A2 Televizion)
