
Një zhurmë kumbuese, në mesin e natës. Disa sekonda, ku errësirës i zëvendësohet një dritë vezulluese. Një pamje e frikshme aq sa e bukur dhe e mistershme, ajo që arriti të filmojë amerikani John Ragsdale në zonën e Igëll të Ajdahos, në Shtetet e Bashkuara.
Një meteor, totalisht i pamonitoruar nga institucione si NASA, po ri madh mjaftueshëm që t’i mbijetoi copëtimit në atmosferë. Një top basketbolli, sipas përllogaritjeve, që përshkon qiellin me një shpejtësi rreth 20 mijë kilometra në orë.
Sipas astronomëve, Mijëra meteorë të tillë, zakonisht më të vegjël, godasin planetin tonë çdo ditë, por nuk regjistrohen sepse bien në ujë, në vende të izoluara ose gjatë ditës. (A2 Televizion)