NATO vendos 300 mijë ushtarë në gatishmëri të lartë: Rusia, kërcënimi kryesor

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 15:23 | Bota
NATO vendos 300 mijë ushtarë në gatishmëri të

NATO do të vendosë mbi 300 mijë ushtarë në gatishmëri të lartë, ndërsa Rusinë e konsideron kërcënimin kryesor për sigurinë e vendeve anëtare.

Këto i konfirmoi sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, i cili shtoi se po punohet fort për të pranuar Finlandën dhe Suedinë, si shtete anëtare të aleancës ushtarake.

Gjithashtu, shtoi se po monitorohet me kujdes situatën në Kaliningrad, enklavën ruse në baltik.

 “Në samit ne do të përforcojmë mbrojtjen tonë. Ne do të rrisim grupet luftuese në kahun lindor të aleancës në nivel brigade. Do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe rrisim numrin e trupave në gatishmëri të lartë në mbi 300 mijë. Koncepti ynë i ri do të na udhëheqë ne në një epokë të garës strategjike. Pres që kjo ta bëjë të qartë se aleatët e konsiderojnë Rusinë si kërcënimin më domethënës dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”, tha Stoltenberg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos