Panik në Pride Parade në Manhattan dhe San Francisco, manifestuesit ngatërrojnë fishekzjarrët me armë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 11:35 | Bota

Për pak u kthyen në tragjedi dy Paradat e Krenarisë në Mahattan dhe San Francisco, pasi pjesëmarrit u terrorizuan nga zhurmat e fishekzjarrëve.

Të ndikuar dhe nga sulmet e fundit me armë në qytete të ndryshme të Amerikës, pjesëmarrësit në këto parada nisën të vrapojnë duke shkelur mbi njëri-tjetrin, pasi ngatërruan zhurmën e disa fishekzjarrëve me të shtëna.

Shefi i departamentit të policisë në Nju-Jork, Jeffrey Maddrey reagoi menjëherë duke thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi nuk pati asnjë të shtënë gjatë manifestimit, por vetëm zhurma mjetesh piroteknike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos