
Kundërshtari i regjimit rus Alexey Navalny është tranferuar nga qendra e paraburgimit në Kolchugino, ku ndodhej që nga fundi i shkurtit, por për momentin askush nuk e di se ku është zhvendosur .
Avokattë e tij kanë qenë në qendrën Kolchugino që herët në mëngjes, por ata nuk janë lejuar të hyjnë dhe janë njoftuar rreth orës 14 që Navalny është transferuar.
"Avokatët e Alexey Navalny kanë qenë në qendrën Kolchugino që në mëngjes. Me pretekste të ndryshme, ata nuk u lejuan të vizitonin Alexey. Vetëm në orën 14:00 u njoftuan se Alexey ishte zhvendosur”, thuhet në Twitter.
"Pozicioni i tij është ende i panjohur për ne. Administrata duhet të njoftojë të afërmit e tij se ku është transferuar. Por siç ka treguar praktika, kjo nuk është bërë", tha avokatja e tij Olga Mikhailova. (A2 Televizion)