Ndahen çmimet e kritikës, Cate Blanchett aktorja më e mirë femër

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 10:20 | Showbiz

Kritikët nderuan me çmime filmat dhe shfaqjet e preferuara televizive, në natën që njihet si ndarja e çmimeve të kritikës, në edicionin e 28. Kjo ishte mbrëmje e jashtëzakonshme për filmin dramë "Everything everywhere all at once" që rrëmbeu çmimet më të mira të kritikës, përfshirë dramën më të mirë, regjinë më të mirë e aktorin më të mirë joprotagonist, Ke Huy Quan.

Cate Blanchett u shpall në “Critics Choise Auard” si aktorja më e mirë femër për rolin e saj në filmin “Tar”, ndërsa Brendan Fraser u vlerësua si aktori më i mirë mashkull për rolin në filmin "The Whale."Better Call Saul" triumfoi për nga bota e televizionit, me 3 çmime, atë të serialit më të mirë dramatik dhe aktorin më të mirë mashkull për Bob Odenkirk.

"Abbott Elementary" edhe nga kritikët u cilësua si seriali më i mirë komedi. Me çmimin e karrierës  u vlerësua Jeff Bridges, në nder të punës së tij për 7 dekada si aktor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos