Jeremy Renner ka postuar video nga spitali, ku vijon të qëndrojë i shtruar pas aksidentit të rëndë që pësoi duke pastruar borën në oborrin e shtëpisë së tij.
Aktori 52-vjeçar, protagonist në sagën “Avengers”, tregoi momentin kur po futej në skaner dhe shkroi: “Ju uroj një mbrëmje të këndshme”.
Renner u shtrua në spital në 1 janar, pasi u shtyp nga pastruesi i dëborës në Lake Tahoe.
Ndërkohë, motra e aktorit, Kym Renner, tha për revistën “People” se vëllai i saj “po rekuperohet më shpejt sesa parashikohej”. (A2 Televizion)