“Ndërrove Rolex me Casio”, Gerard Piqué i përgjigjet Shakirës: Kjo orë është përgjithmonë

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 13:38 | Showbiz

Gerard Pique ironizon këngën e ish-partneres Shakira, që i drejtohet atij, ndërsa ai njofton se liga e tij 7-A-Side arriti një marrëveshje sponsorizimi me Casio, pasi këngëtarja thumboi të dashurën e tij të re në këngë, duke thënë se ai kishte ndërruar një Rolex në një Casio

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për Kings League, një ligë spanjolle e futbollit 7-a-side e krijuar nga ai, ish-ylli i Barcelonës zbulon një marrëveshje të re sponsorizimi me markën e orëve dhe e tregon atë në kyçin e dorës së tij duke thënë: "Është për gjithë jetën!”.

Këngëtarja ia ka kënduar duke iu referuar faktit se vlen shumë më tepër se partnerja aktuale e ish-futbollistit, Clara Chia Marti. "Unë vlej dy herë më shumë se 22. Ti këmbeve një Ferrari me një Twingo. Ke ndërruar një Rolex me një Casio", tha ajo.

https://twitter.com/porquetendencia/status/1614004860654964749

Ishte pikërisht kjo që ndezi ironi dhe meme sociale. Megjithatë, përgjigja e Piqué nuk vonoi. Gjatë një transmetimi, ish-mbrojtësi njofton një sponsorizim të ri me Casio. Me orën në dore ai thotë: "Kjo do të zgjasë një jetë". Të pranishmit në transmetimin e drejtpërdrejtë shpërthyen së qeshuri dhe video gazmore u bë virale. Me sa duket, Pique donte t'i bënte të ditur Shakirës se historia me Klarën është një çështje serioze.

Shakira dhe Gerard Pique, të cilët u ndanë verën e kaluar pas 11 vitesh së bashku janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos