Nivica, një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, bëhet kryefjalë e konferencës së Institutit të Arkeologjisë Amerikane.
Në Washington, institucioni më i vjetër në Amerikë, ai që mbledh arkeologë dhe studiues nga e gjithë bota ka prezantuar projektin Nivica.
Ky angazhim shqiptaro-çek për të rimëkëmbur këtë krahinë, nisi dy vite më parë dhe vlerësohet ende sot si një ndër më unikët për studiuesit, pasi lidh zonat bregdetare me ato malore për të krijuar një produkt turistik tërësisht të veçantë.
Nivica është gjithashtu e pasur me site arkeologjike dhe monumente të kulturës që përbëjnë një joshje të madhe për arkeologë nga e gjithë bota. (A2 Televizion)