
Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19 Kasem Hysenbelliu. Presidenti i Televizionit "Fax News" ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh.
Ai nuk mundi që të fitonte dot betejën me koronavirusin, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
A2 CNN i shpreh ngushëllimet familjes Hysenbelliu për humbjen.
Për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut mesazhe ngushëllimi kanë shprehur edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të "Fax Neës". Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme. Solidaritet me të gjithë gazetarët e "Fax Neës" dhe Faxëeb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu”- shkruan Meta.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim shprehet se është tronditur nga vdekja e Hysenbelliut dhe thekson se do të kujtohet si një nga kontributorët e spikatur në fushën e medias.
“Jam i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax Neës.
Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias”- shkruan Basha.
Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të themeluesit të TV Fax Neës, Kasem Hysenbelliu ka përcjellë edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
“Ndaj dhimbjen me nënën, bashkëshorten dhe fëmijët e Kasëmit, në ditën më të rëndë të jetës së tyre. Kasëm Hysenbelliun do ta kujtojmë e nderojmë përgjithmonë si një qytetar i denjë i Shqipërisë, si një kontribues mendjehapur i konsolidimit të medias së lirë, në shërbim të interesit publik e qytetar, si një sfidant i vështirësive për t’iu përkushtuar vendit, shoqërisë dhe qytetarëve. Lamtumirë, Kasem, miku ynë i shtrenjtë!”
Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga politikanë, gazetarë, drejtues dhe miq të tij për ndarjen nga jeta për shkak të koronavirusit të Kasem Hysenbelliut. (A2 Televizion)