Shkarkohet Kiço Londo, Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2020, 15:01 | Aktualitet
Shkarkohet Kiço Londo, Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Basha, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave i datës 2 dhjetor.

Pak kohë më parë, Altin Basha u largua nga posti i regjisorit të programit “Portokalli”, post të cilin e mbante prej 17 vitesh.

Vendimi i Këshillit të Ministrave


PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI: (A2 Televizion)

  1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    ZËVENDËSKRYEMINISTËR
    Erion Braçe

A2 CNN Livestream

Latest Videos