
Ndahet nga jeta një nga artistët vizualë më në zë të 6 dekadave të fundit. Bujar Zajmi ikën fizikisht, por lë pas një mori veprash, prej të cilave 7000 që marrin një vlerë të jashtëzakonshme për shkak se janë ruajtur në fshehtësi gjatë viteve të komunizmit.
Kohët e fundit, artisti realizoi një ekspozitë ku zbuloi disa prej tyre, por me një rëndësi të madhe për artin që bëhej në realizmin socialist dhe për atë që formohej fshehurazi.
Ekspozita “Bzaj me diellin” u çel në Galerinë e re të kryeqytetit një muaj më parë ku ishte edhe dalja e fundit e artistit. (A2 Televizion)