Ndahet nga jeta protagonistja e "Peaky Blinders"

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 20:08 | Lifestyle

Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe “’Harry Potter”, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.

Lajmi u bë me dije nga bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis përmes një statusi në Twitter, ku shkruhej se Helen humbi betejën me kancerin, dhe në momentet e fundit të jetës shoqërohej nga familja e saj.

"Jam zemërthyer t'ju njoftoj që pas një beteje heroike me kancerin, gruaja ime e bukur mbylli sytë paqësisht në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e familjarëve dhe miqve të saj. Ajo vdiq ashtu siç jetoi. Pa frikë. Shko e vogla jonë drejt ajrit dhe faleminderit."shkroi ai.

Lajmi ka shokuar fansat që e adhuronin për rolet e saj, ku n jë nga më të famshmit ishte ai i Polly Gray në serialin Peaky Blinders. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos