Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Basha: Humbje e madhe, politikan inovator e një sipërmarrës gjenial

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 12:11 | Politikë
Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Basha: Humbje e madhe, politikan inovator

Lulzim Basha ka reaguar mesditën e kësaj të hëne për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit italia, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej disa kohësh.

Në reagimin e tij në rrjetin social "Twitter", ish-lideri demokrat shpreh dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Berlusconit, të cilin e quan një politikan inovator, një sipërmarrës gjenial, i cili sipas Bashës, ka modernizuar të djathtën italiane, duke parë me largpamësi në një periudhë transformimesh të mëdha.

“Faleminderit për kontributin tënd. Shqipëria dhe Italia kanë forcuat marrëdhëniet e tyre strategjike, mbi të gjitha në momentet më të vështira për ne, atëherë kur edhe mbështetja e qeverisë italiane nuk ka munguar kurrë në rrugëtimin tonë euro-atlantik.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, “Forza Italia” dhe të gjithë popullit italian për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të kohës sonë. Pushofsh në paqe!”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit të Bashës për ndarjen nga jeta të Berlusconit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/12/rama-reagon-per-ndarjen-nga-jeta-te-berlusconi-t-lamtumire-mik-i-mire-i-shqiperise/
https://a2news.com/2023/06/12/vdes-silvio-berlusconi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos