All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, ambasada e SHBA: Do mbahet mend kontributi i tij

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 17:22 | Politikë
Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, ambasada e SHBA: Do mbahet mend kontributi i
All - Paragraf - 1

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në mesazhin e saj, ambasada amerikane shkruan se kontributi i Nishanit për Shqipërinë dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve do të mbahet mend nga bashkëpunëtorët dhe partnerët.

All - Paragraf - 3

“Jemi të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I shprehim familjes së tij ngushëllimet tona të përzemërta. Kontributi i tij për Partinë Demokratike, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë mandateve të tij si President dhe Ministër do të mbahen mend nga bashkatdhetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shumtë”, shkruhet në reagim. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos