
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Kryemadhi shkruan se Bujar Nishani do të mbahet mend si një zyrtar, ushtarak e qytetar me integritet dhe me kontribut të paharruar.
“Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar”, shkruan Kryemadhi. (A2 Televizion)