
Vijon të jetë problematike situata për banorët e Panariti në zonën e Korçës, të cilët prej 14 ditësh janë të izoluar për shkak të borës që ka bllokuar aksin kryesor të fshatit.
Të pandihmuar nga autoritetet qendrore apo ato lokale, banorët e Panaritit kanë tentuar të hapin vetë rrugën me mjetet personale, por ky ishte një mision i pamundur për shkak të trashësisë së madhe të borës.
Zona më problematike është ajo e Mashkullorës, ku bora ka arritur mbi 50 cm. (A2 Televizion)