Sërish “dramë” në Paris, PSG i duhen 4 gola për 3 pikë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 08:07 | Futboll
Sërish “dramë” në Paris, PSG i duhen 4 gola për

Paris Saint Germain përjetoi një tjetër takim dramatik në Ligue 1. Parisienëve iu desh sërish të shënonin 4 gola për të marrë tre pikët në përballjen e radhës.

Ekipi i trajnerit Tuchel mundi 4-3 klubin historik të Bordeax i cili ka humbur shkëlqimin prej vitesh. Mbrojtësi Marquinhos ra në sy me dy gola në këtë takim ndërsa realizuan edhe sulmuesi Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe.

PSG rikthehet kështu tek fitorja dhe duke përfituar nga humbja e Marsejës thellon në 13 pikë diferencën nga vendi i dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos