Serie A në “karantinë”, ndeshjet drejt pezullimit ose dyerve të mbyllura

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2020, 13:24 | Futboll
Serie A në “karantinë”, ndeshjet drejt pezullimit ose

Edhe sporti në Itali tashmë do të duhet të dorëzohet përballë epidemisë koronavirus që është përhapur me ritme të shpejta në veri të vendit fqinj.

Pas shtyrjes së një sërë takimesh të javës 25-të, Federata Italiane e Futbollit po mendon të njëjtën zgjidhje edhe për ndeshjet e radhës, ku është përcaktuar edhe sfida direkte e titullit, Juventus-Inter.

Për të shmangur spostimin e ndeshjeve që do të sillte një kalendar të rënduar sidomos për zikaltrit, ekziston edhe mundësia për të zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura. Kjo, si rezultat e një dekreti të bërë zyrtar nga qeveria italiane dhe Ministria e Sporteve, në të cilin lejohet zhvillimi i të gjitha aktiviteteve sportive, por pa prani të tifozëve.

Një propozim i tillë u mbështet nga ana e Juventusit që ishte kundër idesë së shtyrjes së ndeshjes. Zhvillimi i kësaj ndeshjeje vendimtare, të dielën në mbrëmje i intereson edhe zikaltërve, të cilët kanë nisur të shqetësohen për ndeshjet e ngjeshura që e presin në vazhdim.

Inter-Ludogorts, takimi i vlefshëm për Europa League rrezikon të luhet në fushë neutral dhe pa praninë e tifozëve ndërsa përballja e prapambetur me Sampdoria do të luhet më 20 maj, katër ditë përpara javës së fundit të kampionatit ose do të zërë vendin e gjysmëfinales së kthimit ndaj Napolit, javën e ardhshme, me këtë të fundit që do të spostohet në një tjetër datë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos