Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të ulen sërish në tryezën e bisedimeve, me shpresën për të arritur një marrëveshje që do të ndalonte luftimet. Rusia intensifikoi një ditë më parë sulmet, duke bombarduar edhe Kievin, kryeqytetin e Ukrainës. Moska kërkon neutralitetin e Ukrainës dhe ndërprerjen e përpjekjes së saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, si dhe njohjen e krahinave separatiste në lindje të vendit. Por si do të vijojnë bisedimet për paqe, ndërkohë që lufta vijon e ashpër? Politologu Adri Nurellari bën një analizë të asaj që po ndodh në Ukrainë, në ditarin e A2 CNN. (A2 Televizion)
Ndërkohë që lufta vijon, çfarë kërkojnë Rusia dhe Ukraina nga bisedimet për paqe?
