Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus edhe në Kosovë

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 21:19 | Kosova
Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus edhe në Kosovë

Pas disa ditësh përmirësim edhe në Kosovë është shënuar një rritje e të prekurve të rinj me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë gjatë ditës së fundit janë testuar rreth 270 qytetarë të dyshuar, ku 23 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Të infektuarit janë të gjithë raste kontakti dhe janë të shpërndarë në komunat e Ferizajt, Prizrenit, Zubin Potokut, Vushtrisë dhe Leposaviçit.

Deri në këto momente në Kosovë janë infektuar nga virusi i ri me origjinë nga Kina 978 persona, 713 prej të cilëve janë shëruar ndërsa 29 kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos