Ndërpriten luftimet në Sudan, palët arrijnë një tjetër armëpushim

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 08:33 | Bota
Ndërpriten luftimet në Sudan, palët arrijnë një

Ushtria sudaneze dhe kundërshtarët e tyre paraushtarakë të Mbështetjes së Shpejtë ranë dakord për të ndërprerë dhe për 7 ditë të tjera luftime.

Ky armëpushim erdhi pas disa negociatave të gjatë dhe ka si synim shmangien e katastrofës humanitare në vend, ku mijëra njerëz janë larguar, teksa qindra të tjerë po vuajnë nga uria dhe mungesa e furnizimit me ujë.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi 48 orë pas marrëveshjes, megjithatë të shtëna sporadike janë raportuar në zona të ndryshme të Khartumit.

Sudani është përfshirë nga luftimet e përgjakshme mes forcave rivale, njësive ushtarake besnike të liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe forcave paraushtarake të drejtuar nga zëvendës lideri Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti.

Si ushtria ashtu edhe grupi paraushtarak i quajtur Forca e Mbështetjes së Shpejtë pretendojnë kontrollin e zonave kyçe në Kartum, ku banorët janë strehuar për t’i shpëtuar shpërthimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos