Ndërroi jetë në aeroportin e Londrës, “Air Albania”: Stjuardesa pësoi sulm në zemër

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 15:24 | Aktualitet
Ndërroi jetë në aeroportin e Londrës, “Air

Kompania “Air Albania” ka reaguar me anë të një deklarate për mediat në lidhje me rastin e rëndë ku një stjuardesë shqiptare ka ndërruar jetë sapo avioni është ulur në aeroportin e Londrës.

Kompania konfirmon se Greta Dyrmishi ka pësuar sulm në zemër menjëherë pasi udhëtarët zbritën nga avioni.

Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.

Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.

Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne.

Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë familjes. (A2 Televizion)

Air Albania
https://www.facebook.com/airalbaniaofficial/posts/pfbid0T1GMVFHZMmVcQwNQfrm9vBYDqPcpfbnnMwggqFgH8b5QWaYpGJoDRZq46WS2Cqgdl

A2 CNN Livestream

Latest Videos