Rama: Masat lehtësohen me pikatore, burg për shkelësit e tyre

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 13:32 | Aktualitet
Rama: Masat lehtësohen me pikatore, burg për shkelësit e tyre

Kryeministri Rama ka prezantuar masat e reja në luftën kundër koronavirusit, të cilat pritet të ndryshojnë që prej ditës së sotme.

"Ne po përgatisim disa masa lehtësuese, të cilat do të jenë me pikatore. Por më parë ne duhet të shtrëngojmë ndëshkimet, në mënyrë që çdokush që thyen rregullin të ndëshkohet shumë fortë.

Masat lehtësuese kanë të bëjmë me lejimin e plotë të automjeteve private për punonjësit e bizneseve të lejuara. Por marrja e personave të tjerë do të ndëshkohet me disa vite të heqjes së lejes së drejtimit; me sekuestrimin e automjetit dhe burg. Marrja e një pensionisti në automjet do të ndëshkohet me heqjes të lejes së drejtimit, bllokim të automjetit dhe heqje lirie.

Do të hapim pak orarin e lëvizjes për të bërë pazare, ta çojmë në 90 minuta. Kemi parë fenomenin e neveritshëm të hapjes së lokaleve nëpër lagje, kemi vënë gjoba, kemi mbyllur aktivitetin, por sërish kemi pasur shumë pak raste, por janë mjaftueshëm për të na bërë dëm shumë të madh. Kush e hap aktivitetit do të dënohet me burg dhe do t’i bllokohet i gjithë aktiviteti".  

Rama u bëri edhe një apel banorëve të Shkodrës. "Respektoni rregullat sepse shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë me sahat. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Shkodrën. Për fat të keq ende nuk e kemi pasur angazhimin nga strukturat e pushtetit vendor, por kjo do të zgjidhet. Në fund të ditës është disiplina e hekurt e masave nga vetë banorët. Do të bëjmë gjithçka për të këputur zinxhirin e infeksionit. Situata është shumë delikate". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/06/rama-sot-u-miratuan-pagat-e-para-te-luftes/
https://a2news.com/2020/04/06/kryeministri-thirrje-shkodraneve-shperfillja-e-rregullave-e-ka-kthyer-qytetin-ne-nje-bombe-me-sahat/
https://a2news.com/2020/04/06/rama-nuk-ka-situate-ne-pikat-kufitare-rezidentet-ne-vendet-e-tjera-nuk-do-te-lejohen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos