Aktori hollivudian Fred Ward ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur publicist i tij, Ron Hofmann, për “New York Post”.
“Me trishtim njoftoj vdekjen e aktorit të vlerësuar Fred Ward, i cili ndërroi jetë në 8 maj, në moshën 79-vjeçare”, shkroi Hofmann, pa specifikuar shkaqet e vdekjes.









Fred Ward e ka nisur karrierën e tij në vitet ’70 dhe ka qenë pjesë e filmave të famshëm si “Tremors”, “Henry & June”, “Sweet Home Alabama” dhe “Enough”.
Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një herë çmimin “Golden Globe”. (A2 Televizion)