Ndahen çmimet e kritikës, triumfon "The power of the dog"

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 10:45 | Showbiz

“The power of the dog” shtron rrugën për çmimin Oscar, pasi është kandiduar për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë, me Jane Campion.

Këtë çmim e morën edhe aktorët Will Smith, për rolin në “King Richard”, dhe Joanna Scanlan si aktore protagoniste në filmin “After Love”.

“Encanto” fitoi një Bafta si filmi më i mirë i animuar dhe garon në po të njëjtën kategori edhe për një çmim Oscar, mbrëmjen e 28 marsit, në Los Angelos. 

Gara më e fortë pas dy javësh pritet të jetë ajo për regjinë më të mirë. Jane Campion ka triumfuar deri më tani, pasi fitoi mimin Bafta me “The power of the dog” dhe çmimin e regjisorit më të mirë të Amerikës. Historia e ka treguar se kush siguron këtë çmim, ka të gjitha shanset të rrëmbejë edhe një Oscar, të paktën kështu ka ndodhur 65 herë në 73 vitet e fundit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos