Rrallëherë një person i vetëm mund të ndryshojë rrjedhën e historisë, të paktën asaj pjese të historisë që ka të bëjë me popullin e tij.
Por me shuarjen e 93-vjeçares, Cristina Calderon, bota do të ketë një gjuhë më pak, që prej 6 mijë vitesh flitej në Amerikën Latine, nga Kili në Argjentinë.
Bëhet fjalë për gjuhën Yaman, gjuha e popullit Yagan, nga më të vjetrit që ka banuar ekstremin e atij kontinenti, pothuajse përballë me bardhësinë e Antarktidës.
Me shuarjen e 93-vjeçares, Cristina Calderon, bota do të ketë një gjuhë më pak, që prej 6 mijë vitesh flitej në Amerikën Latine, nga Kili në Argjentinë Bëhet fjalë për gjuhën Yaman, gjuha e popullit Yagan, nga më të vjetrit që ka banuar ekstremin e atij kontinenti, pothuajse përballë me bardhësinë e Antarktidës Edhe pse mbeten edhe disa dhjetëra persona të këtij populli të lashtë po aq sa civilizimet e humbura të Majave dhe Aztekëve, asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje të fliste rrjedhshëm gjuhën, përtej disa fjalëve Në kohën moderne, kishin mbetur vetëm Cristina dhe motra e saj, që vdiq në vitin 2003 E moshuara prej vitesh, kishte nisur të punonte për një lloj fjalori të vogël me termat kryesorë të gjuhës Yaman, të përkthyera në spanjisht
Ndonëse mbeten ende disa dhjetëra persona të këtij populli të lashtë po aq sa civilizimet e humbura të Majave dhe Aztekëve, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të fliste rrjedhshëm gjuhën, përtej disa fjalëve.
Në kohën moderne, kishin mbetur vetëm Cristina dhe motra e saj, që vdiq në vitin 2003. Por gruaja e zgjuar, që jetonte në qytetin Villa Ukika duke shitur çorapet e thurura prej saj, prej disa vitesh kishte ndërmarrë një sipërmarrje për të cilën brezat e ardhshme Yagan, po mbijetuan, duhet ta falënderojnë përgjithmonë.
E ndihmuar edhe nga vajza e saj Lidia - deputete kiliane që ndër të tjera po merr pjesë edhe në draftin e kushtetutës së re të vendit - e moshuara prej vitesh kishte nisur punën për një lloj fjalori të vogël me termat kryesore të gjuhës Yaman, të përkthyera në spanjisht. Një ndihmesë e madhe për të shtuar shpresat e mbijetesës për një gjuhë të lashtë, po aq sa misterioze, origjina e së cilës nuk njihet dhe nuk ka ngjashmëri të dukshme me gjuhët e tjera indigjene përreth. (A2 Televizion)