Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një zjarri që ka rënë në një pallat në zonën e Ali Demit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në katin e parë të banesës ku jetonte i moshuari, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia e shkaktuar nga tymi, raporton A2CNN.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se viktima është 72-vjeçari Theodhor Llulla, i cili jetonte i vetëm në banesë. (A2 Televizion)