
Kostandini II, mbreti I fundit I Greqisë, sundimi 9-vjeçar I të cilit përkoi me një prej periudhave më të trazuara në historinë politike të vendit, vdiq të martën në moshën 82-vjeçare. Djalë i vetëm i Mbretit Paul dhe Mbretëreshës Federica të Greqisë, erdhi në fron në vitin 1964, pas vdekjes së babit të tij, por u përball me paqëndrueshmëri të madhe politike, që kulmoi me një grusht shteti në 21 prill të 1967-tës.
Disa muaj më vonë, ai u detyrua të arratisej nga vendi pasi drejtoi një kundër grusht shteti ndaj atëherë juntës ushtarake. Ai qëndroi në romë derisa junta shfuqizoi monarkinë në 1973-shin. Në një referendum të thirrur nga qeveria e unitetit kombëtar e drejtuar nga Konstantinos Karamanlis pas rrëzimit të juntës në vitin 1974, grekët e refuzuan monarkinë përherë të dytë, duke e bërë Kostandinin mbretin e fundit të Greqisë. Athina i hoqi më pas atij, shtetësinë.
Pasardhës i familjes mbretërore daneze të Glücksburg, Kostandini ishte kushëri i dytë I mbretit Charles III dhe kumbar i Princit të Uellsit William. Me bashkëshorten e tij, Mbretëresha Anne-Mariee Greqisë, dhe 5 fëmijët jetuan në Londër për vite me radhë para se të rikthehej në Greqi.
Në 2002-shin, ish monarku dhe pjesëtarë të tjerë të familjes u kompensuan me 13,7 milionë euro për pronat në Greqi, ku përfshihet pallati Tatoi në veri të Athinës dhe një vilë në Korfuz, ku lindi bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Philip, e që tani është kthyer në muze. (A2 Televizion)