Ndërron jetë në paraburgim një 45-vjeçar në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Tetor 2018, 07:10 | Kronikë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në dhomat e paraburgimit në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetasi Dritan Rica 45-vjeç, i cili është gjetur i pajetë rreth orës 04:45, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Nga të dhënat e para, sipas policisë, në trupin e viktimës nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos