Ndërron jetë nga COVID-19 metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 12:43 | Ballkani
Ndërron jetë nga COVID-19 metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, Metropoliti Amfilohije ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.

Religjiozi 82-vjeçar ndodhej prej javësh i shtruar në spital pas testimit si pozitiv ndaj virusit pandemik. Gjendja e tij, sipas shefes së pneumologjisë së klinikës malazeze ku ishte shtruar, u përkeqësuan ditën  e djeshme, pasi për mitropolitin u bë i nevojshëm intubimi.

Personazh kontrovers, metropoliti Amfilohije, emri i vërtetë i të cilit ishte Risto Radovic, njihej si një nga mbështetësit më të mëdhenj dhe me influencë të nacionalizmit serb, shpesh herë i akuzuar për ligjëratat konservatore dhe veçanërisht ekstreme ndaj komuniteteve myslimane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos