Ndërron jetë një person i infektuar me koronavirus

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 19:22 | Aktualitet
Ndërron jetë një person i infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 741 testime nga të cilat 40 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një paciente 71 vjeç, nga Tirana.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 741 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:

17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Këlcyrë, Skrapar, Gramsh.

Janë 246 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një paciente 71 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,831 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                40

Të shëruar në 24 orë             35

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     741

Testime totale                   1,994,566

Raste pozitive                      331,670

Raste të shëruara                  327,831

Raste Aktive                             246

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    168

Fier                           19

Vlorë                         19

Berat                           12

Gjirokastër                11

Durrës                     7

Shkodër                 5

Elbasan                   3

Lezhë                       3 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos