
Ndryshime në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ledina Riza është zgjedhur anëtare e këtij institucioni, pasi mori 113 vota, përkundrejt 83 të kandidatit tjetër, Etien Kapo.
Në votim, morën pjesë 200 prokurorë, ndërkohë që katër fletë u shpallën të pavlefshme.
Në marsin e vitit 2021, Ledina Riza kaloi me sukses, si prokurore e Tiranës, procesin e vetingut, e si pasojë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të saj. (A2 Televizion)