
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës mesditën e sotme, ku raportohet se një automjet, me drejtues një 36-vjeçar nga ky qytet, ka goditur një fëmijë 4-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, ky i fundit është dërguar në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore në lidhje me aksidentin.
“Sarandë/Informacion paraprak: Në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani. 4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”. (A2 Televizion)
Njoftimi i Policisë së Sarandës