
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Bilisht, në kryqëzimin e fshatit Plasë, ndërsa janë përfshirë dy mjete të cilat po ecnin në drejtime të kundërta.
Nga përplasja e dy mjeteve janë regjistruar dëme të shumta materiale, fatmirësisht jo dëme në njerëz. Të dyja mjetet mësohet se janë me targa greke.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)