Ndërron jetë një tjetër mjek nga koronavirusi

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 20:19 | Aktualitet
Ndërron jetë një tjetër mjek nga koronavirusi

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës si pasojë e pandemisë së koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Bëhet fjalë për mjekun nga Kavaja, Sefer Dervishi, i cili sikurse mësohet vuante dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej dy javësh po merrte mjekim në spitalin Covid.

Ministria e Shëndetësisë reagoi menjëherë për humbjen e mjekut 60-vjeçar, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të tij në Kavajë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID-19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, me gjithë përpjekjet e pareshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos