Zjarr pranë kapanoneve të repartit ushtarak në Elbasan

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 17:14 | Aktualitet

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në zonën e Elbasanit ditën e mërkurë, kësaj radhe në kodrat e fshatit Mëngël.

Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi dhe rrezikojnë t’iu afrohen disa kapanoneve të një reparti ushtarak që ndodhet në këtë zonë. Ende nuk ka të dhëna nëse në këto magazina ka municione ushtarake apo jo.

Aktualisht janë banorët ata të cilët kanë ndërhyrë për fikur flakët pasi forcat zjarrfikëse ende nuk ka mbërritur në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos