
62-vjeçari Gjovalin Frroku, polic në burg e Shënkollit, ka ndërruar jetë në punë në punë pas problemeve me zemrën.
Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, duke akuzuar drejtuesit e burgut se nuk e kanë lejuar 62-vjeçarin të shkojë në spital për ndihmë të specializuar pa mbaruar turnin.
“Zemra nuk pret mbarimin e shërbimit dhe burokracitë e eprorëve”, thuhet në reagimin e sindikatës, sipas së cilës, 62-vjeçari ka kërkuar ndihmën e urgjencës, por më pas është mjaftuar vetëm me një kontroll rutinë. (A2 Televizion)