Mjeti godet 12-vjeçarin në biçikletë, në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 18:28 | Kronikë
Mjeti godet 12-vjeçarin në biçikletë, në gjendje

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur sot në aksin Voskop-Korçë, ku si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë një 12- vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, aty ku një mjet tip "Volkswagen” i drejtuar nga një i ri 26 vjeçar me inicialet K.G. ka goditur fëmijën që ndodhej me biçikletë.

Sipas informacioneve të A2 CNN, i mituri ndodhet aktualisht në reanimacion. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos