Në fotogalerinë e mësipërme do ju tregojmë rastet kur ndërtesa shumë të mëdha nëpër botë janë shkatërruar krejtësisht ose janë dëmtuar rëndë nga zjarri. (A2 Televizion)
Chiado -Më 25 gusht 1988, në mes të verës, një zjarr shpërtheu në qendrën tregtare Grandella, në Chiado, lagjen romantike të Lisbonës. Vështirësia e zonës, me një mori dyqanesh dhe rrugë të ngushta, bëri që zjarri të përhapet në më shumë objekte dhe të djegë më shumë se 28 dyqane në zonë. Një zjarrfikës dhe një pensionist, ky i fundit i gjetur gjatë largimit të rrënojave, ishin dy viktimat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme në kryeqytetin e Portugalisë.Liceu i Barcelonës - Mëngjesin e 31 janarit 1994, dy operatorë po punonin brenda teatrit të Liceut dhe aksidentalisht një shkëndijë kapi perdet fikse të skenës. Zjarri u ngjit dhe në tavan. Pjesa e brendshme e godinës u shkatërrua, por fasada u dëmtua shumë pak. 5 vjet më vonë u inaugurua i riu Gran Teatro del Liceo.Teatri La Fenice di Venezia - Mëngjesin e 29 janarit 1996, një zjarr shkatërroi plotësisht, për herë të dytë pas zjarrit të parë shkatërrues në 1836, teatrin venecian. Zjarri u zbulua se ishte zjarrvënie dhe një gjykatë e Venecias shpalli fajtorë dy elektricistë që kishin probleme kontraktuale me kompaninë. Në vitin 2001 filluan punimet e rindërtimit dhe në dhjetor 2003 u rihap me një koncert muzikor akustik.Pallati i Sportit në Madrid - Herët në mëngjesin e 28 qershorit 2001, një zjarr shpërtheu në pavijonin e Goya, gjatë restaurimeve për të rregulluar disa rrjedhje. Një nga punëtorët ishte duke djegur pllakat e çatisë prej alumini kur ai rrëshqiti në kuvertën e pjerrët. Pishtari i ra nga duart dhe flaka ndezi tavanin nga brenda, duke u përhapur në të gjithë ndërtesën. Pallati i Sportit në Madrid u shkatërrua dhe u vendos të ndërtohej një pallat i ri, që u përurua në vitin 2005.Godinë banimi në Shangai - Më 15 nëntor 2010, një kullë 28-katëshe e vendosur në rrethin Jingan në qendër të qytetit, ishte duke u rinovuar kur shpërtheu një zjarr i shkaktuar nga gabimi njerëzor gjatë restaurimeve të ndërtesës. Më shumë se 50 persona humbën jetën në këtë ngjarje.Qiellgërvishtësja e Dubait - Gjatë natës së Vitit të Ri 2015, flakët shpërthyen në një pjesë të hotelit Address Downtown në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndodhet shumë pranë Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë. 14 persona u asfiksuan dhe një person vdiq nga arresti kardiak.Kulla Grenfell - Mëngjesin e 14 qershorit 2017, Londra u zgjua me lajmin e zjarrit në një godinë banesash sociale. Ndërtesa kishte 120 apartamente të shpërndara në 24 kate. Një defekt në një pajisje shtëpiake shkaktoi fillimin e një zjarri që u përhap në veshjen e jashtme të ndërtesës. 72 persona humbën jetën.Katedralja Notre Dame - Ishte pasditja e 15 prillit 2019 kur filluan alarmet e para të zjarrit në Katedralen e Parisit. Çatia ishte në proces restaurimi dhe hipoteza kryesore e zjarrit është një gabim njerëzor gjatë këtyre restaurimeve. Çatia e katedrales u shemb dhe pjesa e brendshme, me veprat e saj të artit, u dëmtua rëndë. Punimet e rinovimit vazhdojnë dhe pritet që Notre Dame të rihapet për publikun në verën e vitit 2024, që përkon me Lojërat Olimpike të mbajtura në kryeqytetin francez.Godina e China Telecom - Më 16 shtator 2022, flakët përshkuan këtë qiellgërvishtës 218 metra të lartë në qytetin kinez Changsha, në qendër të vendit.