
Myslimanët senegalezë falen në plazhin ngjitur me mauzoleumin Seydina Limamou

Burrat myslimanë kinezë ndezin temjan pas lutjeve të Fitër Bajramit që shënojnë fundin e Ramazanit në xhaminë historike Niujie. Nga rreth 23 milionë myslimanë në Kinë, gati gjysma janë Hui, që etnikisht janë kinezë dhe flasin gjuhën mandarin. Kushtetuta e Kinës parashikon Islamin si një nga pesë fetë e "miratuara" në vendin zyrtarisht ateist. Megjithëse qeveria zbaton kufizime të rënda, adhurimi lejohet vetëm në xhamitë e sanksionuara nga shteti

Myslimanët indonezianë marrin pjesë në lutjet e Fitër Bajramit, përgjatë brigjeve të lumit Cisadane në Bogor. Indonezia ka popullsinë më të madhe myslimane në botë me rreth 205 milionë ndjekës ose afërsisht 88 për qind të popullsisë së saj

Në Pakistan, Bajrami është një kohë e rëndësishme që familjet dhe miqtë të mblidhen së bashku për të festuar fundin e agjërimit

Regent's Park në Londër është një vend i preferuar i myslimanëve në Angli për të festuar Fitër Bajramin. Numri i myslimanëve në Angli dhe Uells është rritur nga 2.7 milionë në vitin 2011 në 3.9 milionë në vitin 2021. Londra organizon gjithmonë një festival vjetor në sheshin Trafalgar për të shënuar fundin e Ramazanit

Dervishët rrotullues libanezë performojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në rrugën Verdun të kryeqytetit Bejrut. Rituali i dervishëve rrotullues shihet nga myslimanët sufi si një shfaqje në nder të poetit të shekullit të 13-të Rumi

Fëmijët në jug të Los Anxhelosit festojnë Fitër Bajramin. Rreth tre deri në katër milionë myslimanë amerikanë nga raca, etni dhe prejardhje të ndryshme përfaqësojnë një pakicë në rritje myslimanësh në SHBA

Një interpretues afgan i cirkut nget një motoçikletë në të ashtuquajturin "Muri i vdekjes", në një panair në ditën e dytë të Fitër Bajramit në Jalalabad

Myslimanët mblidhen për t’u falur në xhaminë qendrore në Moskë. Qyteti është shtëpia e rreth një milion myslimanëve

Një interpretues palestinez argëton shikuesit me një tel që ndez shkëndija. Në Gaza festohet përmes lutjeve në natyrë, vizitave në varret e të afërmve dhe sigurisht shumë festa
Besimtarët myslimanë në mbarë botën po festojnë festën e Fitër Bajramit, për të shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji, besimtarët agjërojnë duke mos ngrënë, pirë dhe duke u larguar nga veset e këqija si thashethemet dhe gënjeshtrat. Jo vetëm që synon të jetë një periudhë reflektimi, por edhe të shërbejë si një kujtesë për të qenë bamirës dhe më të dashur me të tjerët.
Nga faljet buzë detit në Senegal e deri te festivalet shumëngjyrëshe në Pakistan, fotogaleria e mësipërme tregon mënyrat e shumta se si myslimanët festojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. (A2 Televizion)