
Euro pësoi një rënie të fortë gjatë javës së fundit të muajit maj. Kursi i këmbimit nga Banka e Shqipërisë tregon se Vlera e monedhës europiane u ul deri në 119 lekë. Kjo si pasojë e ndeshjes së Conference League të mbajtur në kryeqytet, ku futja e euros në vend nga 40 mijë tifozë të huaj krijoji luhatjen e kursit.
Por sipas ekspertit të ekonomisë Igli Tola, ngjarje të tilla sjellin një efekt afatshkurtër për ekonominë tonë.
Trendi i kursi ende mbetet I paqartë me vazhdimin e luftës në Ukrainë. Efektet e krizës së luftës po ndihen globalisht dhe me rritjen e vazhdueshme të çmimit të lëndëve të para dhe rekordit të çmimit të naftës. Për ekspertin, monedha vendase pritet të goditet sërish si pasojë e varësisë nga importet dhe inflacionit.
Gjatë gjithë muajit Maj euro ka ruajtur një vlerë të qëndrueshme nga 120.6 lekë deri në 120.94 lekë. Në pritje të sezonit veror ekspertët e tregut valutor parashikojnë një rënie tjetër të monedhës europiane me ardhjen e emigrantëve dhe rritjen e remitancave. (A2 Televizion)