Ndeshja shtyhet nga koronavirusi, presidenti luan me familjen!

Nga A2 CNN
15 Mars 2020, 12:05 | Showbiz

Stadiumi i Inter Miami ishte i zbrazët të shtunën, pas shtyrjes së ndeshjes mes ekipit vendas dhe LA Galaxy, për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit.

Por kjo nuk e ndaloi presidentin dhe pronarin e klubit, 44-vjeçarin David Beckham, të zhvillojë një mini ndeshje me familjen e tij.

Në fushë zbritën 3 djemtë e legjendës së futbollit anglez, Brooklyn, 21 vjeç, Romeo, 17, dhe Cruz, 15 vjeç.

E pranishme ishte edhe Victoria Beckham, por edhe e dashura e 17-vjeçarit Romeo, si dhe të afërm të tjerë të familjes së famshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos