“Ndëshkim për sulmet me dronë”, Moska: Kievi përgjegjës, u ndihmua nga inteligjenca perëndimore

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 13:58 | Bota
“Ndëshkim për sulmet me dronë”, Moska: Kievi

Moska paralajmëroi se sulmet me dron në territorin rus, nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Teksa akuzoi drejtpërdrejt Kievin, zëdhënësja Maria Zakharova nuk përjashtoi përfshirjen e inteligjencës perëndimore, për sulme të tilla, kaq në brendësi të territorit rus.

“Siç e dini, mbrëmjen e kaluar, regjimi i Kievit ndërmori një sërë sulmesh me dronë kundër objektivëve në disa rajone të Rusisë. Sipas informacionit paraprak, në Pskov, u sulmua një baza civilo-ushtarake; në Briansk, një godinë administrative u dëmtua; në distriktin e Dzerzhinsky në rajonin e Kaluga-s, një dron goditi cisterna të boshatisura të naftës. Drone ukrainase u rrëzuan në Moskë, Oryol, Ryazan dhe Tula. Sipas informacioneve fillestare, fatmirësisht nuk ka viktima. Megjithatë, sulmet me dronë ndaj objekteve civile në Rusi, tregojnë edhe një herë esencën terroriste të regjimit të Kievit. Është e qartë se dronët ukrainas nuk janë në gjendje të fluturojnë në distanca kaq të largëta pa mbështetjen e informacioneve satelitore të perëndimit”.

Zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/30/sulm-me-drone-ne-rusi-kievi-raporton-dy-viktima-nga-sulmi-me-raketa-gjate-nates/
https://a2news.com/2023/08/21/rusia-do-te-trajnojes-nxenesit-e-shkollave-te-mesme-si-te-pilotojne-drone-ushtarake/

A2 CNN Livestream

Latest Videos