Ndihmat në kohë pandemie, bashkitë dhe Emergjencat Civile në terren, PD nxjerr të dhëna ndryshe

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 23:11 | Aktualitet

Vështirësitë ekonomiko-sociale që solli situata pandemike në vend, po shoqërojnë shumë familje shqiptare që nga 13 marsi, kur në vend u vendosën masat shtrënguese. Për t’u ardhur në ndihmë, këtyre familjeve autoritetet lokale dhe ato qendrore, përveç paketës financiare të miratuar nga qeveria, zgjodhën shpërndarjen e pakove me nevojat bazike. Në këtë proces u përfshinë bashkitë, emergjencat civile, por një proces i tillë nuk u kalua dhe pa përplasjet mes dy kaheve politike. Gazetarja Marsela Karapanço foli për shqetësimet e familjeve në nevojë dhe mënyrës së zgjedhur nga autoritetet për të mundur përballimin e kësaj situate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos