Ndihmë për drejtësinë, në 7 vite BE i ka dhënë Shqipërisë 134 milionë euro

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 19:36 | Aktualitet
Ndihmë për drejtësinë, në 7 vite BE i ka

Në 7 vite Bashkimi Europian i ka dhënë Shqipërisë 134 milionë euro për të përmirësuar sistemin gjyqësor. Në raportin special për vitin 2021,theksohet se Shqipëria ka problematika përsa i përket lirisë së shprehjes. Në aspektin e perceptimit të korrupsionit Shqipëria është në vendin e parafundit në Ballkanin Perëndimor, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Në raportin special për vitin 2021, për sa i përket sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Europian thekson se nga viti 2014deri në vitin 2020, ka akorduar për Shqipërinë 134 milionë euro ndihmë për të përmirësuar sistemin gjyqësor dhe prokurorinë.

Gjithashtu në raport bëhet me dije se zyrtarët e huaj kanë monitoruar procesin e vettingut, ku në total kanë kaluar në sitë 800 gjykatës dhe prokurorë.

Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Shqipëria ka tregues të mirë, ndërsa e kundërta ndodh me lirinë e shprehjes. Sistemi gjyqësor dhe lufta e policisë kundër krimit të organizuar kanë elementë pozitivë.

Në aspektin e perceptimit të korrupsionit Shqipëria është në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Kosovën, ndërsa Mali i Zi ka treguesit më të mirë. Bashkimi Europian inkurajon reformat në Shqipëri, ndërsa rekomandon vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos