Ndikimi i luftës në Mitrovicë, ndihet frika e destabilizimit, por siguria e KFOR më e lartë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 14:08 | Kosova
Ndikimi i luftës në Mitrovicë, ndihet frika e destabilizimit, por

Ndonëse lufta Rusi-Ukrainë është larg Ballkani gjeografikisht, ndikimi rus duket se është shumë më pranë.

Analistët shprehen se konflikti i armatosur në lindje të Europës, ve në rrezik dy pika nevralgjike në Ballkanin Perëndimor, që janë cilësuar Mitrovica e Veriut në Kosovë dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Por si po e përjetojnë shqiptarët në Mitrovicë luftën Rusi-Ukrainë dhe a ndihen ata të frikësuar nga fakti që Serbia mund të përfitojë nga situata dhe të tentojë një aneksim të Mitrovicës së Veriut?

Ndërsa për drejtuesin e Radio Televizionit të Mitrovicës, Serbia nuk do të guxojë të destabilizojë Mitrovicën.

Edhe për ish-gazetarin e luftës në Kosovë, prania e KFOR-it në Mitrovicë është një garanci për shqiptarët atje, ndërsa shprehet se pavarësisht rrezikut të destabilizimit, në Mitrovicë po vërehet një lloj ndërveprimi dhe bashkëjetese më normale mes serbëve dhe shqiptarëve edhe në institucionet lokale.

Sakaq, edhe në popullatë frika e një rikthimi të viteve të vështira të luftës është rikthyer pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, por shumica shprehen të sigurt nën mbrojtjen e SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos