
Rusia po përdor të gjitha mjetet për të rritur ndikimin në Ballkanin Perëndimor. Në një raport lidhur më çështjen, Eu Reporter pretendon se rajoni ka një rëndësi të madhe strategjike për Moskën dhe i ofron mundësinë për të minuar BE dhe NATO-n e po ashtu për t’iu kundërvënë atij që e percepton si ekspansionizëm brenda Evropës.
Në luftën e saj për ndikim në Ballkanin Perëndimor, Rusia ka shfrytëzuar vazhdimisht energjinë dhe resurset natyrore si vegël gjeopolitike, duke ofruar në të njëjtën kohë mbështetje të paligjshme për partitë politike të së djathtës apo grupe ekstremiste të djathta.
Përveç Serbisë dhe Malit të Zi, raporti përmend Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si vende, ku gjatë dekadës së fundit Moska është përpjekur vazhdimisht të zgjerojë ndikimin malinj përmes metodave të ndryshme, përfshirë financimin e partive opozitare me ndjesi pro ruse, e po ashtu përpjekjet për të paguar ose rekrutuar pjesëtarë të sigurisë dhe aparatit politik.
Eu Reporter shkruan se inteligjenca amerikane ka zbuluar se Rusia shpenzoi 500 mijë dollarë për të financuar Partinë Demokratike në shqipëri dhe se Moska qëndron gjtihashtu pas teorive konspirative se kryeministri Edi Rama dhe partia e tij kontrollohen nga Geogre Soros.
Raporti përmend bashkëshorten e ish-presidentit Iliri Meta, Monika Kryemadhin, e cila siç thotë, kishte pranuar një seri pagesash në vitin 2017,nga kompani offshore të kontrolluara nga biznesmenë rusë, me lidhje të ngushta me Kremlinin.
Prova e zbuluara tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish presidentit Ilir Meta, i cili ka udhëhequr në koalicion me Partinë Demokratike, ka siguruar një seri pagesash në 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin përmes kompanive të errëta offshore.
Eu Reporter tregon disa dokumente sipas të cilave, Kryemadhi ka bërë një pagesë për një kompani offshore, Vradus Holdings, e cila thuhet se kontrollohet nga Vitaly Savvin, një biznesmen rus i naftës, kompania e të cilit sipas Forbes ka qenë një prej donatorëve më të mëdhenj të partisë politike të Rusisë së Bashkuar. Gjithashtu thuhet se Kryemadhi ka siguruar pagesa nga kompania offshore, Holdem Holdings, e kontrolluar nga oligarkët rusë Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.
Artikulli është fshirë mbrëmjen e së martës nga Eu Reporter. (A2 Televizion)