
Numri i shqiptarëve të punësuar gjatë muajve prill, maj dhe qershor është rritur. Raporti i INSTAT tregon se numri i të punësuarve u rrit me 1,4%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.
Këtë shifër, ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla, e lidh me dy arsye kryesore.
Po pse po kthehen në punë personat mbi 60 vjeç? Sipas ekspertes, industria fason po kërkon gjithnjë e më shumë punonjës, por të rinjtë nuk preferojnë të shkojnë drejt këtyre vendeve të lira të punës për shkak të kushteve dhe sepse paga nuk justifikon investimin që ata kanë bërë për t’u arsimuar.
Me zhvillimin e teknologjisë, edhe shqiptarët po ndjekin trendët botërore për t’u fokusuar në profesionet e reja që lidhen kryesisht me botën virtuale.
Kjo mospërputhje midis vendeve të lira të punës dhe profesionistëve në Shqipëri, vë theksin edhe një herë te nevoja urgjente për studimin e tregut dhe orientimin e duhur sidomos të të rinjve. (A2 Televizion)